Një 62-vjeçar nga Kamenica e humb betejën me COVID-19

Një 62-vjeçar nga Kamenica e humb betejën me COVID-19, raporton gazeta online Mediafokus.info.

Lajmi u bë i ditur para pak minutash nga IKSHPK, në raportin ditor.

62-vjeçari nga Kamenica është në mesin e 12 të vdekurve të sotëm nga COVID-19.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 12 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 2 raste (90, 81 vjeç), Ferizaj 1 rast (92 vjeç), Fushë-Kosovë 1 rast (71 vjeç), Kamenicë 1 rast (62 vjeç), Kaçanik 1 rast (60 vjeç), Mitrovicë 1 rast (81 vjeç), Pejë 1 rast (82 vjeç), Prizren 1 rast (72 vjeç), Rahovec 1 rast (81 vjeç), Suharekë 1 rast (70 vjeç) dhe Vushtrri 1 rast (76 vjeç)”, thuhet në njoftimin e IKSHPK./Mediafokus.info/