Ora dimërore, edhe kaq ditë akrepat e orës kthehen prapa për 60 minuta
Këtë vit, kalimi nga ora verore në atë dimërore do të bëhet natën midis të shtunës, 24 tetor, dhe të dielës, 25 tetor 2026.
Akrepat e orës do të kthehen prapa për 60 minuta, që do të thotë se atë natë do të kemi praktikisht një orë më shumë për të fjetur.
Ndryshimi i orës do të bëhet të dielën, më 25 tetor, në orën 03:00 të mëngjesit, kur akrepat do të kthehen në orën 02:00.
Telefonat inteligjentë, kompjuterët dhe shumica e pajisjeve të tjera të lidhura me internetin pritet ta ndryshojnë automatikisht orën.
Ndërkohë, orët analoge dhe disa pajisje të tjera do të duhet të rregullohen manualisht.
Kthimi i akrepave një orë prapa do të bëjë që periudha nga ora 2:00 deri në 3:00 të përsëritet.
Për këtë arsye, nata e 25 tetorit do të zgjasë një orë më shumë.

