Aksident i rëndë në Turqi, shtatë persona humbin jetën, 13 shpëtojnë me plagë

Një aksident i rëndë është regjistruar në provincën Gaziantep, në juglindje të Turqisë.

Si pasojë, kanë humbur jetën shtatë persona dhe janë plagosur shumë të tjerë.

Aksidenti ndodhi pranë zonës rurale Acaroba, kur një autobus që udhëtonte midis Hatay dhe Gaziantep u përplas me një makinë pasagjerësh.

Shtatë persona u vranë dhe të paktën 13 u plagosën, transmeton indeksonline.

Forca të shumta shpëtimi nxituan menjëherë në vendngjarje, duke përfshirë zjarrfikës, oficerë policie, xhandarmëri, ekipe shpëtimi të AFAD-it, ekipe shëndetësore dhe njësi UMKE.

Të plagosurit u dërguan në spitalet aty pranë, ndërsa autoritetet vazhdojnë të hetojnë rrethanat e sakta të aksidentit. (foto ilustrim)