Papa Leoni XIV: Shqetësimet nga inteligjenca artificiale janë reale, bota është në rrezik!

Papa Leo XIV ka paralajmëruar për rreziqet e inteligjencës artificiale, duke thënë se shqetësimet e ekspertëve për pasojat e saj duhet të merren seriozisht.

“Unë besoj vërtet se shqetësimet e ngritura nga shumë ekspertë mbi inteligjencën artificiale duhet të merren seriozisht. Nuk mendoj se janë lajme të rreme”, deklaroi Papa gjatë kthimit në Romë nga Franca.

Komentet e tij vijnë pas deklaratave të Presidentit amerikan Donald Trump, i cili javën e kaluar i cilësoi frikërat për kërcënimin që inteligjenca artificiale paraqet për njerëzimin si një “farsë”.

Papa kritikoi gjithashtu drejtuesit e industrisë së teknologjisë që kundërshtojnë kufizimet dhe rregullimin e inteligjencës artificiale, shkruan abcnews.al.

Duke iu referuar shefit të Nvidia-s, Jensen Huang, ai shprehu skepticizëm për pretendimet se mund të vendosen masa mbrojtëse në disa modele.