Në Francë hyn në fuqi ora policore, s’ka lëvizje nga 21:00 deri në 06:00

Në Paris (Francë) ka hyrë në fuqi ora policore, transmeton Mediafokus.info.

Ky vendim i autoriteteve franceze vjen pas rritjes së rasteve të reja me COVID-19, sëmundjen që e shkakton koronavirusi.

Nga ora 21:00 deri në orën 6:00 do të jetë ora policore, e cila pritet të prek 20 milionë njerëz. Kjo masë vjen pasi një ditë më parë autoritetet regjistruan më shumë se 25,000 raste me COVID-19 në mbarë Francën.