Janë 3 e jo 4 viktima në aksidentin në Meerseburg, Ambasada në Gjermani kërkon ndjesë

Ambasada e Kosovës në Gjermani ka njoftuar sot se nga aksidenti i djeshëm në Meerseburg, kanë ndërruar jetë tre persona, e jo katër siç ishte raportuar, transmeton Mediafokus.info.

Kjo Ambasadë i është referuar raportit zyrtar për aksidentin në Meerseburg, deritha thekson se gabimi në raportim është përmirësuar edhe në mediat gjermane.

“I njejti gabim është korrigjuar nga autoritetet gjermane edhe kundruall mediave gjermane. Për paqartësitë në raportimet e mëhershme kërkojmë ndjesë”, thuhet tutje në sqarimin e ambasadës./Mediafokus.info/