Sonte u pamë shumë vonë…
Një vjeshtë e ëmbël
Një vjeshtë e ëmbël, rrugëve të qytetit,
ecje me taka mbi gjethen e artë,
dhe çdo hap që humbiste në mbrëmje
ngjante si një melodi e largët.
Era i përkëdhelte gjethet ngadalë,
i merrte me vete, pastaj i kthente,
sikur edhe ajo e dinte
se disa kujtime nuk duan që ti merrte.
Ku ik kaq shpejt, pse nxiton?
Mbrëmja sapo kishte nisur.
Sonte u pamë shumë vonë,
por zemra sikur të kishte pritur.
Dhe rruga mbeti pas nesh,
me dritat e zbehta mbi horizonte,
me tingullin e takave në heshtje
dhe një natë që s’deshi të mbaronte.
Ndoshta disa mbrëmje
nuk janë për t’u harruar—
janë vetëm për t’u kujtuar
kur vjeshta kthehet duke murmuruar.
Sabedin Sherifi

