Muç Nano provokon fort: Nëna Terezë nuk është shenjëtore!

Gazetari Mustafa Nano, i njohur si provokator i madh në Shqipëri, kësaj here ka bërë një deklaratë edhe më të fortë, duke thënë se unë mendoj që Nëna Terezë nuk është shenjtore.

Unë mendoj që Nënë Tereza është një personazh i madh, por nuk është një shenjtore. Sepse shenjtoret ekzistojnë po aq sa edhe babagjyshi i Vitit të Ri, ka thënë Nano, përcjellë panaorma.al

Unë besoj, fjala vjen, se aleanca me SHBA-të nuk mund të diskutohet, dhe se forcimi i kësaj aleance është mënyra më e mirë për të mbrojtur interesin tonë kombëtar.

Unë besoj që një shoqëri multikulturore është më pak efektive sesa një shoqëri monokulturore.

Unë besoj se libri Orientalizmi i Edward Said-it është një libër i gabuar.

Unë besoj se të liq nuk janë vetëm fqinjët tanë, jemi edhe ne. Unë besoj se fetë janë ndoshta të nevojshme, por është e sigurt se janë absurde. Unë besoj se lakuriqësia femërore po e banalizon seksin, por në të njëjtën kohë besoj se më mirë me minifund sesa me ferexhe.

Unë besoj se një grua që mbulohet nuk është e lirë. Unë besoj se afirmimi së vërtetës mund të qëllojë të jetë një veprim i rrezikshëm.

Unë besoj se kryqëzata e Katolicizmit kundër prezervativëve e kundër kërkimit shkencor me qelizat staminale është një betejë e gabuar.

Unë besoj se diskutimit mbi shqipen standarde nuk mund t’i rikthehemi më. Unë besoj se kosovarët nuk kanë rrugë tjetër, veçse të promovojnë e të bëjnë të tyren këtë shqipe standarde. Unë besoj se relativizmi moral është i gabuar.

Unë besoj që duhet të mbrojmë të drejtën e njerëzve për të besuar në Zot, por duhet të mbrojmë edhe të drejtën e ca të tjerëve për të kritikuar fetë.

Unë besoj që liria e shprehjes është edhe liri për të fyer a lënduar; nëse nuk është kështu, ajo nuk është liri shprehjeje.

Unë besoj se shteti nuk ka pse të ketë tagër të na tregojë neve se çfarë është e gabuar e çfarë është e drejtë.

Etj, etj, etj.

Ja, për të gjitha këto, por edhe të tjera, unë do do doja të shkëmbeja mendime në këtë studio. Kush ka qëndrime të vetat, të ndryshme nga të mijat, është i ftuar të vijë. Është i mirëseardhur, ka thënë Muç Nano, i cili drejton emision “Provokacija” në ABC News./mediafokus.info