Shkarkohet Blerim Isufaj – KPK e arsyeton vendimin me rrethanat “institucionale dhe profesionale”

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka konfirmuar shkarkimin e Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale, Blerim Isufajt.

KPK mbajti një takim të jashtëzakonshëm sot për këtë çështje nën udhëheqjen e Kryesuesit, Arian Gashi.

“Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) informon opinionin publik se, në takimin e mbajtur më 2 tetor 2026, pas shqyrtimit të çështjes në pajtim me kompetencat e tij ligjore dhe pas vlerësimit të rrethanave relevante institucionale dhe profesionale, ka vendosur për largimin nga pozita e Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, z. Blerim Isufaj. Ndërsa, funksionin e prokurorit do ta ushtrojë në këtë prokurori”.

KPK përmendi “keqmenaxhimin”, “jokompetencat” e “dështimin në përmbushjen e detyrave dhe përgjegjësive”.