Donika Gërvalla dhe disa ministra të tjerë nuk marrin pjesë në seancën për Ligjin e Speciales

Ka filluar tashmë seanca e Kuvendit të Kosovës, me 22 pika të rendit të ditës, e si pikë të parë me miratimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.

Por në këtë seancë mungon njëra nga ministret më të rëndësishme, ajo e Drejtësisë.

Donika Gërvalla nuk është e pranishme në sallën e Kuvendit të Kosovës.

Pak më parë, deputetja e Aleancës, Albana Bytyqi i vendosi asaj në ulëse edhe logon e UÇK-së, por e njëjta refuzoi që sot të jetë e pranishme në sallë.