Me 91 vota, Kuvendi miraton në lexim të parë ndryshimet në Ligjin për Specialen, LDK nuk e mbështet
Me 91 vota, Kuvendi i Kosovës ka miratuar në lexim të parë Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.
Projektligji u votua në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit, pasi paraprakisht ishte miratuar në parim edhe nga Komisioni për Legjislacion, i cili e kishte përkrahur unanimisht.
LDK nuk e mbështet nismën për ndryshimin e Ligjit për Specialen.
Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, tha se LDK-ja nuk do të bëhet pjesë e nismës për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, duke shtuar se për LDK-në, rruga e vetme për ndryshimin e një aktgjykimi është rruga gjyqësore, përmes apelit dhe shterimit të mjeteve juridike të parashikuara me ligj.

