Ribashkohet me familjen 4-vjeçari i cili u gjet i vetëm në Ferizaj
4-vjeçari i cili u gjet i vetëm në rrugë, tashmë është bashkuar me nënën e tij.
Fëmija ishte gjetur në rrugë në Ferizaj, ndërsa Policia e Kosovës kishte kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin dhe paraqitjen e familjarëve të tij.
Pas këtij rasti, nëna e fëmijës është paraqitur në stacionin policor në Ferizaj, ku e ka marrë fëmijën e saj shëndoshë e mirë.
Kështu, rasti që kishte ngjallur shqetësim për sigurinë e të miturit ka përfunduar siç është më së miri, në duart e nënës së tij.

