21-vjeçari shqiptar në Itali i merr jetën nënës së tij
Një rast i rëndë brenda familjes ka tronditur komunitetin shqiptar në Itali.
Siç raportohet, një 21-vjeçar i ka marrë jetën me thikë nënës së tij, 39-vjeçare, Meleqe Lusha, në qytetin Chiar, provinca e Brescias.
Pas aktit, i riu është larguar nga banesa, ndërsa më vonë është paraqitur vetë në kazermën e karabinierëve në Cremona, ku ka treguar atë që kishte ndodhur, raporton Top Channel.
Sipas mediave italiane, djali është identifikuar si Eduart Xhani, i lindur në San Bonifacio, në provincën e Veronës. (foto ilustrim)

