Uji i ndotur nga shiu duhet të vlohet
Dheu dhe materjet fekale janë gjetur në ujin e pijshëm në disa komuna të Zvicres të cilat ishin të prekura dukshëm këtyre ditëve nga të reshurat e shiut.
Në rast të përmbytjeve nga shiu këto raste mund të ndodhin gjithëkund e për këtë askush nuk ka ndonjë alarm të veçantë.
Dheu dhe fekalet gjatë reshjejeve kthehen në ujin e pijshëm dhe mund të shkaktojnë edhe probleme shëndetësore.
Në rast dyshimi, urdhërohet që banorët e zonave të prekura nga shiu të mos konsumojë ujin e ujësjellësve të tyre pa e vluar.
Zakonisht kur vlojmë ujin atë e ruajmë në enë apo shishe të xhamit të përvluara të paktën në temperaturë 80 shkallë.
Kjo mundësi e evitimit të problemeve shëndetësore, nuk është e re. Gjithandej, mbajmë mend, kur të reshurat mund të turbullonin ujin, atë e vlonim gjithëmonë.
Ndoshta pse nuk kishim internet e na mungonte Facebook-u, kur vërshonin lumenjtë apo dridhej toka, nuk na shkonte mendja tek asnjë kryetar shteti apo kryeministër.
Solidarizoheshim mes veti duke i siguruar njëri-tjetrit ujin e pijshëm e nganjëher kur na qëllonte pak kafe, e shtronim bisedën e larmishme aq sa dinim, dikush duke kërkuar përgjegjëje në shkencë e dikush në Zot.
P.S pjesën tjetër të këtij shkrimi vazhdojeni edhe ju si të doni, me apo pa kafe. Veç kafen… me ujë të vluar, mos harroni!/MLH