Tre liderët botërorë, Trump, Xi e Putin miratojnë një deklaratë me katër pika
Presidenti amerikan, Donald Trump, lideri kinez, Xi Jinping, dhe presidenti rus, Vladimir Putin, kanë publikuar një deklaratë të përbashkët me katër pika pas samitit të tyre trepalësh.
Deklarata e përbashkët me katër pika:
Reklamë
1. Reformimi i OKB-së: Si anëtarë të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, Kina, Rusia dhe SHBA-ja zotohen të promovojnë reformimin e organizatës, në mënyrë që ajo t’u përgjigjet më efektivisht sfidave globale dhe të përmbushë misionin e saj për ruajtjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare.
2. Furnizimet me energji: Tri vendet synojnë të rrisin prodhimin dhe furnizimin me produkte të rafinuara të naftës, në të mirë të të gjitha kombeve, duke riafirmuar rëndësinë e rrjedhave të qëndrueshme të energjisë.
3. Imuniteti i zyrtarëve shtetërorë: Tre krerët e shteteve theksuan rëndësinë e parimit të pëlqimit shtetëror dhe respektimit të imunitetit të zyrtarëve shtetërorë. Ata u pajtuan se GJPN-ja dhe institucionet e ngjashme nuk duhet të keqpërdorin juridiksionin e tyre.
4. Armët bërthamore: Tre liderët riafirmuan se një luftë bërthamore nuk mund të fitohet dhe nuk duhet të zhvillohet. Vendet e tyre do të angazhohen në dialog për uljen e rreziqeve bërthamore dhe parandalimin e përhapjes së armëve bërthamore.

