NASA nis studimin e asteroidit që mban emrin e astronomes shqiptare Pranvera Hyseni

Astronomja shqiptare po realizon vrojtimin e parë të spektrit të asteroidit (45687) Pranverahys, përmes Teleskopit Infra të Kuq të NASA-s në Hawaiʻi.

Astronomja shqiptare Pranvera Hyseni po studion për herë të parë përbërjen minerale të asteroidit që mban emrin e saj, (45687) Pranverahys, përmes Teleskopit Infra të Kuq të NASA-s (IRTF), në Hawaiʻi, njofton albinfo.ch.

Vrojtimi po realizohet nga maja e Mauna Keas, ndërsa përmes analizës së dritës së reflektuar nga sipërfaqja e asteroidit synohet të përcaktohet përbërja e tij minerale dhe të merren të dhëna për historinë e këtij trupi qiellor.

Hyseni e ka cilësuar këtë përvojë si një moment të veçantë në karrierën e saj, duke theksuar emocionin e drejtimit të një teleskopi të tillë drejt asteroidit që mban emrin e saj.