“Gjendja e tij është stabile” – FSK jep detaje për lëndimin e një ushtari gjatë stërvitjes
Forca e Sigurisë së Kosovës ka reaguar lidhur me rastin e djeshëm, ku një pjesëtar i saj mbeti i lënduar gjatë ushtrimeve në poligon.
Sipas njoftimit të FSK-së, ushtarit i është ofruar menjëherë ndihma e parë mjekësore dhe ai po vazhdon të marrë trajtim, ndërsa gjendja e tij shëndetësore është stabile.
“Menjëherë pas incidentit, pjesëtarit i është ofruar ndihma e parë mjekësore, ku po vazhdon trajtimin mjekësor dhe gjendja shëndetësore e pjesëtarit është stabile. Rrethanat e incidentit janë duke u trajtuar nga strukturat përgjegjëse, në përputhje me procedurat institucionale”, thuhet në njoftimin e FSK-së.

