Dalin rezultatet e 489 mostrave të testuara për COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 498 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 118 raste pozitive.

Numri total i rasteve pozitive është 5.735 raste nga 31.056 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 135 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 157 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 2.968 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.632.

Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 48 raste, komuna e Ferizajt 11 raste, komuna e Fushë Kosovës 9 raste, komuna e Drenasit 7 raste, komuna e Pejës 7 raste, komuna e Mitrovicës 6 raste, komuna e Prizrenit 4 raste, komuna e Gjilanit 4 raste, komuna e Gjakovës 3 raste, komuna e Podujevës 3 raste, komuna e Vitisë 3 raste, nga 2 raste komunat: Kaçanik, Skenderaj dhe Vushtrri dhe me nga 1 rast komunat: Han i Elezit, Kamenicë, Klinë, Kllokot, Lipjan, Obiliq dhe Suharekë.