Sot virusi mori pesë jetë në Kosovë

Numri i vdekjeve me Covid është rritur dukshëm ditëve të fundit. Dje e pardje kanë humbur jetën nga 6 persona, ndërsa sot virusi ka marrë 5 jetë deri në orën 15:00.

Deri tani në Kosovë, betejën me Covid e kanë humbur 135 persona, ndërkohë që gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar pozitivë edhe 118 raste të reja.

Institucionet shëndetësore apelojnë te qytetarët, bizneset, gastronomia, që në mënyrë strikte të respektojnë masat kundër virusit./mediafokus.info