Përkujtimi prekës i shoqes për Ardita Sylejmanin: A e di sa shumë mall ke lanë e sa shumë dashni?
Gazetarja Leonora Berbatovci ka bërë një dedikim prekës me rastin e 1-vjetorit të vdekjes së shoqës së saj, ish-gazetares, Ardita Sylejmani, raporton Mediafokus.info.
“Nuk e di a e din, kudo qe je, qe ke lane zbrazeti t’madhe. A e din sa shume mall ke lane e sa shume dashni?”, ka shkruar Berbatovci, në përkujtimin
Ja postimi i Berbatovcit, në profilin e saj në Favebook:
Shoqe,
Ne 1 vjetorin e ikjes, qysh me shkru per ty kur aq shume m’ka marr malli me ta ni zanin, buzeqeshjen e gjithcka tjeter…
Nuk e di a e din, kudo qe je, qe ke lane zbrazeti t’madhe. A e din sa shume mall ke lane e sa shume dashni?
Edhe rrugeve t’qytetit shpesh ne vesh m vjen zani yt, edhe fytyren tende e kerkoj neper shesh…
Sot fytyren tende e pashe te gdhendur ne gur. Ne ate gur qe mbi vete mban 3 rrathe te bardhe qe jane simbol i 3 engjujve qe le pas.
Ty te qofte dheu i lehte mbi trup e neve vazhdo te na buzeqeshesh edhe kur lotet na shkojne. Sepse ti je e pazevendesueshme!/Mediafokus.info/

