Ish-asamblistja e Nisma’s dhe AAK’së, aderon në Vetëvendosje

Ish-anëtarja e Nismës Social Demokrate dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Gjilan, asamblistja Anila Tusha – Kastrati, ka aderuar të shtutën në Vetëvendosje, shkruan Mediafokus.info.

Pas largimit nga Nisma, Tusha-Kastrati ishte asambliste e pavarur në Kuvendin Komunal të Gjilanit.

Ja njoftimi i plotë i Lëvizjes Vetëvendosje në Gjilan:

Pas anëtarsimeve të para një jave të grave dhe vajzave, Lëvizjes VETËVENDOSJE! sot i’u bashkua edhe një anëtare e Kuvendit Komunal të Gjilanit.

Anila Tusha Kastrati rrjedh nga një familje intelektualësh dhe politikanësh në Shqipëri. Studimet e larta i përfundoi në Tiranë, në fakultetin “Histori dhe Filologji” – departamenti i Gjuhëve, si dhe përfundoi Akademinë Diplomatike Shqiptare. Tash punon si mësimdhënëse e gjuhës shqipe në Shkollën e mesme të lartë “Arbëria” në Gjilan, si dhe është pjesë e stafit akademik në Kolegjin “UBT”, si ligjëruese e gjuhës angleze.

Aktivitetin e saj politik në Kuvendin Komunal të Gjilanit, si anëtare e Kuvendit, Anila e filloi nga viti 2017, nga radhët e partisë “Nisma për Kosovën”.

Synimi dhe vullneti për të jetësuar dhe avancuar ndryshimin e filluar me 6 tetor, janë pikë-takimi i Anilës dhe Lëvizjes. Çdo ditë e më shumë, Lëvizja jonë po shtohet në numër e po ngritet në kapacitete.