Zhduket një burrë nga Ferizaj, ishte nisur për Prishtinë para një muaji
Prej një muaji është zhdukur një burrë nga Ferizaj, i cili më 29 gusht të këtij viti ishte nisur për të kërkuar punë në kryeqytet. Prej atëherë nuk është kthyer më dhe as nuk dihet vendndodhja e tij.
Rasti është lajmëruar në polici nga një mik i tij.
“Rr. Gëzim Sahiti, Ferizaj 29.08.2020-14:00. Më datë 25.09.2020, ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se nga data e lartcekur nga shtëpia kishte dal miku i tij i cili para se të largohej kishte deklaruar se po shkon në Prishtinë për të kërkuar punë. Deri me tani nuk dihet vendndodhja e tij”, thuhet në raport.

