Pasuria e miliarderëve u rrit për 27 për qind gjatë pandemisë

Miliarderët kanë përjetuar rritje rekorde të pasurisë së tyre gjatë pandemisë, teksa shefat ekzekutivë të teknologjive kanë fituar më së shumti.

Personat më të pasur në botë kanë regjistruar rritje prej 27.5 për qind apo 10.2 trilionë dollarë amerikanë pasuri, nga prilli deri në korrik të këtij viti, bazuar në një raport të bankës zvicerane, UBS.

Kjo shifër është rritur nga piku paraprak i 8.9 trilionë dollarëve në fund të vitit 2017, derisa kjo gjë është thënë të ketë ndodhur për shkak të rritjes së çmimeve të aksioneve.

Banka zvicerane ka thënë se miliarderët kanë pasur periudhë “jashtëzakonisht të mirë” gjatë krizës me sëmundjes COVID-19