Shpirt krimineli: Ua mbyti vajzën dhe u kërkoi para për arkivol

Zbulohen detaje të reja tronditëse në mediat greke lidhur me vrasjen e 20-vjeçares britanike nga bashkëshorti i saj pilot.

Babis Anagnostopoulos i ka kërkuar familjes së vajzës që të paguante paratë e arkivolit dhe shpenzimet e ceremonisë mortore.

“Ky njeri nuk ka turp. Së pari vrau Caroline, pastaj u kërkoi prindërve të saj para për të paguar arkivolin e saj dhe shpenzimet e ceremonisë mortore. Ata i dhanë 4000 euro dhe ai nuk pagoi asgjë”, tha avokati i familjes së viktimës, Thanasis Harmanis.

Ndërkaq, autoritetet po hetojnë pretendimet që Anagnostopoulos përdori punën e tij si pilot duke fluturuar helikopterë për të transportuar drogë dhe para në ishujt grekë.

Charalambos “Babis” Anagnostopoulos, 33 vjeç, mbyti Caroline Crouch me një jastëk, ndërsa vajza e tyre Lydia ishte pranë tyre.