Gruaja e pa vrasësin duke e qëlluar me plumb në kokë burrin e saj
50-vjeçari u vra me armë zjarri në kokë pranë pranë banesës së tij dhe dëshmitare për këtë krim ka qenë vetë gruaja e tij, e cila e ka parë ngjarjen.
Pas krimit, autori është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa ulërimat e gruas kanë alarmuar lagjen.
Mësohet se Ahmet Toska, tani i ndjerë, ishte duke përcjellë gruan e tij për në punë, ashtu si çdo ditë, ndërkohë që personi ende i paidentifikuar e ka qëlluar me armë zjarri nga afër në kokë.
Policia dhe FNSH kanë ngritur pika kontrolli për identifikimin dhe kapjen e autorit të krimit.

