Vritet me armë zjarri një 50-vjeçar, nuk dihet ende autori
Një person është vrarë me armë zjarri në orët e para të mëngjesit dhe sipas policisë bëhet fjalë për një 50-vjeçar me iniciale A.T.
Nuk dihet ende autori i këtij krimi, ndërsa policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.
“Sot rreth orës 06:00, në lagjen “Sheq i Madh” Fier, nga një person ende i paidentifikuar, është vrarë në rrugë me armë zjarri shtetasi A. T., 50 vjeç banues në lagjen “Sheq i Madh”, Fier, thuhet në njoftimin e policisë.