Veturat godasin dy këmbësorë në aksidentet në Lipjan e Drenas
Dy këmbësorë janë goditur dje nga aksidentet në Lipjan e Drenas, ka bërë të diture Policia e Kosovës, raporton Mediafokus.info.
Ja njoftimi i policisë në raportin 24-orësh:
“Fsh.Krojmir , Gllogoc 30.10.2020-21:00. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar përderisa ishte duke lëvizur me veture ka goditur këmbësoren-viktimën femër kosovare. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Rr. Komandant Kumanova, Lipjan 30.10.2020-16:30. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar përderisa ishte duke lëvizur me veture ka goditur këmbësorin-viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”./Mediafokus.info/

