E rëndë: Këta janë vëllezërit që vdiqën sot nga aksidenti në Viti

Vëllezërit Taulant e Valon Ramadani nga Smira e Vitisë kanë ndërruar jetë sot, pas një aksidenti të rëndë që ka ndodhur pas mesnate, raporton gezeta online Mediafokus.info.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, toger Ismet Hashani, ka thënë për Mediafokus.info se ngjarja e rëndë ka ndodhur më 31 tetor 2020, pas mesnate rreth orës 00:10.

“Nga hetimet e para dyshohet se deri te aksidenti te ketë ardhur atëherë kur një veturë në lëvizje në të cilën kanë qenë tre persona në rrugen Kllokot-Viti, humb kontrollin dhe përplaset jashtë rrugës. Me këtë rast lëndime vdekjepruese peson drejtuesi i automjetit (1985) i cili ndërron jetë në vendin e ngjarjes,ndërsa dy pasagjeret dergohen në Qendrën emergjente në Gjilan. Njëri nga pasagjerët (1988)  edhe përkundër ndihmës së ofruar ndërron jetë si pasoj e lëndimeve të marra në aksident, ndërsa Pasagjeri i tret (1981) dergohet në QKUK-Prishtine në gjendje të rënd. Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori  për Krime të Rënda dhe me urdhër të tij trupat e pa jetë janë dërguar në IML për obduksion”, ka thënë Hashani për Mediafokus.info.

Ky rast i rëndë është duke u hetuar nga Policia e Kosovës njësitet e trafikut rajonal/Mediafokus.info/