Djaloshi Ilir Behluli varroset nesër në fshatin Kokaj të Gjilanit
19-vjeçari Ilir Behluli, i cili vdiq dje në Turqi, ku ndodhej për shërim nga sëmundja e leukemisë, do të varroset nesër, më 2 nëntor, në Kokaj të Gjilanit.
Paraprakisht bëhet falja e namazit të xhenazes në xhaminë e lagjes Arbëria në Gjilan, prej nga niset kortezhi për në varrezat e fshatit.
Vdekja e djaloshit Ilir Behluli, ka shkaktuar dhembje në Gjilan dhe gjithandej tek njerëzit vullnetmirë që kishin kontribuuar për dërgimin e 19-vjeçarit në Turqi, me shpresë e lutje që nga andej të kthehet i shëruar.
Por, fati i tij paska qenë ndryshe.

