Jakup Krasniqi më 1998: Ideologjia e UÇK-së është vetëm shqiptarizmi

Veprimtari i shquar i çështjes kombëtare, Bardhyl Mahmuti, ka postuar në Facebook një fragment të një interviste të Jakup Krasniqit që ishte dhënë në qershorin e vitit 1998.

Në aktakuzën e publikuar nga Prokuroria Speciale vlente një kategorizim i çuditshëm që linte të kuptohej se UÇK-ja kishte përndjekur njerëz madje edhe në baza fetare, përveç atyre etnike.

Por, deklarata e vitit 1998 nga zëdhënësi i atëhershëm i UÇK-së e demanton një gjë të tillë.

“Ushtria Çlirimtare e Kosovës është një lindje e natyrshme, e domosdoshme për ta mbrojtur nderin, dinjitetin kombëtar, për ta mbrojtur popullin e robëruar, atdheun e copëtuar. Pra, Ushtria Çlirimtare përbën tërësinë e forcave të armatosura të Kosovës që lufton për çlirimm e bashkim kombëtar. Ushtria Çlirimtare e Kosovës njeh për ideologji vetëm shqiptarizmin.” – kishte thënë z.Krasniqi para më shumë se 22 vitesh.

Krasniqi u paraqit sot në Hagë para Gjykatës Speciale, ku në disa raste i përlotur, iu tha se ishte i pafajshëm dhe se UÇK-ja nuk ishte ndërmarrje kriminale por Serbia.