Sulmohet inkasanti i faturave të ujit
Një inkasant i faturave të ujit në Gjilan, është sulmuar me grusht nga një qytetar, por fatmirësisht ka shpëtuar pa lëndime trupore. Rasti është cilësuar nga policia si ‘sulm ndaj personit zyrtar’.
Rr. ‘Arben Ramadani’, Gjilan 10.11.2020 – 11:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti, pas një mosmarrëveshje ka goditur me grusht në fytyrë viktimën mashkull kosovar, i cili ishte në detyrë zyrtare, inkasant për pagesa të ujit, por nuk i ka shkaktuar lëndime trupore. Me urdhër të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit, dërgohet në mbajtje, thuhet në raportin e policisë.

