Një person në Suharekë ndalohet për ‘organizim të lojërave të fatit’

Organizimi i lojërave të fatit po vijon në formë ilegale në Kosovë. Një person në Suharekë është ndaluar nga policia për ‘organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’.

Fshati Studenqan, Suharekë 10.11.2020 – 18:20. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në një lokal ishte duke organizuar lojëra të fatit. Nga i dyshuari është konfiskuar një telefon mobil. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt, thuhet në raportin e policisë.