Edhe dy vdekje tjera të dyshimta në Kosovë

Edhe dy persona tjerë janë gjetur të vdekur në Prishtinë, përkatësisht në Gllogoc, gjatë 24 orëve të fundit, njëri në rrugë e tjetri në shtëpinë e tij, njofton policia e Kosovës.

Rr. “Skender Matallari”, Prishtinë 10.11.2020 – 18:00. Raportohet se në rrugë është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

Fshati Komoran, Gllogoc 10.11.2020 – 19:43. Raportohet se në shtëpinë e tij është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Në objektin përcjellës të shtëpisë së viktimës, janë gjetur dhe janë konfiskuar armë zjarri AK-47, katër karikatorë me nga 30 fishekë, tre detonatorë elektrikë, shtatë granata dore, si dhe një sasi e municionit të ndryshëm. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, thuhet në raportin e policisë.