Një person gjendet i vdekur në banesën e tij

Një person është gjetur i vdekur në banesën e tij në Prishtinë. Rasti është cilësuar nga policia si ‘vdekje e dyshimtë’.

Rr. “Xhavit Ahmeti”, Prishtinë   09.11.2020 – 23:50. Raportohet se në banesën e tij është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante dhe trupin e pajetë e ka tërhequr njësia e mjekësisë ligjore, thuhet në raportin e policisë.