Ky është donatori që e ndryshoi jetën e kësaj familjeje

Kjo shtëpi ku jetoi për shumë vite Safete Mustafa, tani ekziston vetëm në fortografi. Para pesë vitesh, asaj iu hap një derë tjetër e jetës, ku nisi një rrugëtim të ri jetësor, në një ambient që nuk e kishte përjetuar më parë. 

Familja e Safete Mustafës kishte jetuar për vite të tëra brenda këtyre mureve prej balte, që vetëm shtëpi nuk mund të quheshin, shkruan Mediafokus.info

Ditën që e hapi këtë derë, ajo tha: “Një gëzim të tillë nuk e kam përjetuar në jetën time”.

Shtëpinë për familjen Mustafa e ndërtoi mërgimtari Flamur Bunjaku, i cili u lajmërua për të kontribuuar në aksionin “Pak nga ne, shumë për ata”, që është ndërmarrë me nismën e kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, në tetor të vitit të 2014, si nevojë për zgjidhjen e problemeve të shumta të banimit social.

Duke parë se në çfarë kushte çnjerëzore po jetonte familja Mustafa dhe fëmijët e saj, donatori u përcaktua vetë që ta ndihmojë këtë familje, pas takimit që kishte realizuar me Komisionin komunal.

Sabri Bunjaku, babai i Flamurit rikujtoi se kjo ishte shtëpia e dytë që ata ndërtojnë për rastet sociale dhe u shpreh shumë i lumtur për mundësinë që pati.

Banimi social ishte sfidë e madhe për pushtetin lokal në Gjilan, pas luftës, i cili tani është zbutur në masë të konsiderushme. /Mediafokus.info

…………….

(Ndalohet rreptësisht kopjimi apo përdorimi i këtij shkrimi apo pjesëve të tij, nga mediat tjera. Prona intelektuale mbrohet sipas ligjeve në fuqi)