Në këtë fshat të Gjilanit konfiskohet një kallashnikov dhe dy pushkë gjuetie dhe municion

Policia e Kosovës ka konfiskuar të dje një kallashnikov dhe dy pushkë gjuetie në fshatin Malishevë të Gjilanit, raporton Mediafokus.info.

“Pas informatave të pranuara përmes rrugëve operative nga ana e Policisë së Kosovës është arrestuar i dyshuari i cili është hasur duke tentuar ta shes një pushkë gjuetie.

Arma dyshohet se ishte vjedhur në një shtëpi pronari i të cilës gjendet jashtë vendit.

Po ashtu pas hetimeve në vazhdim janë gjet prova se  dyshohet që  aty ishte vjedhur  një kasafortë në të cilën kanë qenë edhe tri armë tjera të gjata (dy pushke gjuetie dhe një kallashnikovë) dhe municion.

Nga ana e Policisë, njësitet e hetimeve nga stacioni policor i Gjilanit  janë konfiskuar dy pushkë gjuetie, gjersa arma automatike Ak- 47  është në kërkim..

Pas intervistimit në prezencën e trupit mbrojtës të dyshuarit me vendim të Prokurorit janë ndaluar në mbajtje për 48 orë.

Rasti procedohet nê PTh si “Mbajtja në pronësi,kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve,Vjedhje e rëndë”, thuhet në kumtesën e zëdhënësit të policisë për rajonin e Gjilanit, toger Ismet Hashani./Mediafokus.info/