Arrestohet për ngacmim seksual të fëmijëve

Një person është arrestuar në Prishtinë nën dyshimin për ngacmim seksual të fëmijëve përmes rrjeteve sociale.

Prishtinë 26.11.2020-17:40.Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti përmes rrjeteve sociale ka ngacmuar seksualisht disa fëmijë. Lidhur me rastin është kontrolluar një lokacion dhe ne cilësi të provave janë sekuestruar një kompjuter llaptop si dhe një telefon mobil. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje, thuhet në raportin e policisë.