Një i arrestuar në Ferizaj, dyshohet për dhunim të një femre
Një person në Ferizaj është arrestuar nën dyshimin për dhunim të një femre dhe është dërguar në mbajtje, raporton policia, shkruan Mediafokus.info.
Ferizaj 26.11.2020 – 21:30.Viktima femër kosovare ka njoftuar se është dhunuar nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit është bastisur shtëpia e të dyshuarit ku janë gjetur dhe konfiskuar 39 fishekë të revoles dhe një elektroshok. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje, thuhet në raportin e policisë.