Voton edhe 103-vjeçarja: ‘Si m’i pasë 15 vjet, vetë kam qef me ec’
Një grua e moshës 103-vjeçare nga Vërbani i Vitisë, ka ushtruar të drejtën e votës në ditën e sotme, 14 shkurt.
Ajo ishte shoqëruar nga një familjar i cili e ndihmonte gjatë procesit të votimit.
E moshuara tha se ndjehet si me qenë e re dhe ka dëshirë të ecën vetë.
“S’ni bile, sikur m’i pasë 15 vjet. Kush për krahi s’kam qef me m’rrok, vetë kam qef me ec”, tha ajo për Scanner.