Fshati Debëlldeh bllokohet nga bora, banorët ankohen se nuk po mund të dalin për të votuar

Banorët e fshatit Debëlldeh të Vitisë janë duke pasur vështirësi për të dalë në votime, shkaku i rrugës së bllokuar nga bora.

Mehmet Rrahmani banor i Debelldehut, ka thënë për Plus Tv se gjendja në fshatin e tyre është e rëndë dhe banorët janë duke pasur teper të vështirë qarkullimin.

Ai ka thënë se është vëzhgues në zgjedhje, dhe nuk ka mundur me kohë të shkojë në qendën e votimit shkaku i rrugës së pa kalueshme.

Ndërsa në komunën e Vitisë kanë thënë për Plus TV, se kompania e kontrakuar është duke punuar në pastrimin e rrugëve në fshatra dhe se do të intervenohet edhe në fshatrat malore në Debëlldeh dhe në Bozovik, për shkak se atje gjendja është më e vështirësuar si pasojë e borës që ka rënë gjatë natës.

Sipas komunës rrugët në fshatra janë të kalueshme por me vështirësi dhe apelojnë tek drejtuesit e automjeteve për kujdes në trafik.