Rrëfehet balerina: Nuk i kuptoj ngacmimet e meshkujve shqiptarë

Bukuroshja Adel Lami, së fundmi ka folur për marrëdhënien me meshkujt shqiptarë në emisionin ‘Glamour Zone’ në RTV ORA.

Fillimisht ajo theksoi për moderatoren Ester Bylyku se mes një djali shqiptar dhe një të huaji zgjedh opsionin e dytë sepse ndihet më e kuptuar nga ata.

Ndërsa më pas, foli për mënyrën si afrohen djemtë shqiptar e cila është shumë ndryshe me të huajt.

“Ka patur raste që kam qenë ulur në një vend dhe më pas më ka ardhur një mesazh në Instagram, këtë formë nuk e kuptoj. Kjo ndodh në Shqipëri, sepse jashtë kush dëshiron të të flas vjen në tavolinë, dhe nëse ti nuk ke dëshire ai largohet”, tha Lami.