Një grua tentoi të digjet në shesh shkaku i kushteve të vështira të jetës
Një grua ka tentuar t’i vërë flakën vetes, rast ky që ka shkaktuar panik te qytetarët e pranishëm në shesh, të cilët kanë lajmëruar ambulancën dhe policinë.
Gruaja dëgjohet të tregojë për vështirësitë ekonomike në familjen e saj. Mësohet se ajo ka treguar se merr vetëm 70 mijë lekë të vjetra në muaj dhe nuk ka mundësi për të blerë ilaçe dhe ushqime.
E gjendur në këto kushte, gruaja tha se i ka mbetur vetëm të digjet me benzinë.
Durrës/Informacion paraprak
Më datë 14.12.2020, në orën 10:10, përpara Bashkisë së Durrësit, shtetasja F. G., rreth 60 vjeçe, mbante një shishe benzinë në dorë dhe dyshohet se kishte për qëllim të vetëdigjej.
Shtetasja F. G. është shoqëruar nga shërbimet e Patrullës së Përgjithshme në ambientet e Policisë. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

