Ndërron jetë mësuesja Habibe Bunjaku
Sot në orët e mëngjesit ka ndërruar jetë veteranja e arsimit, mësuesja Habibe (Halimi) Bunjaku. Njoftimin e kanë dhënë familjarët e saj.
“Sot, në orët e mëngjesit, pas një sëmundje të rëndë, ndërroi jetë më e dashura jonë, veteranja e arsimit, Habibe (Halimi) Bunjaku, gruaja e gazetarit Hasan Bunjaku dhe nëna e Artanit, Alidës dhe e Ridvanit/ duke na lënë të gjithëve të pikëlluar thellë.
Varrimi bëhet sot, me vaktin e drekës, kryesisht me rrethin e ngushtë familjar.
Familja e pikëlluar Bunjaku”.