Kush thotë se vendi do të mbetet për një kohë në duart e kryetares së Gjykatës Kushtetuese

Historiani Naim Musliu, njohës i zhvillimeve politike pret që Vjosa Osmani të jap dorëheqje dhe të përfshihet në zgjedhje. Sipas tij, vendi do të mbetet në duart e kryetares së Gjykatës Kushtetuese, Arta Rama.

“Në ditët në vijim do të jap dorëheqje edhe u.d e Presidentes, Vjosa Osmani, për ta pasur të drejtën që të marrë pjesë në zgjedhje dhe detyrën do ta marrë Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese.

Shumë rrallë (mos me thënë kurrë) ndodh në shtetet normale që Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese me qenë edhe u.d. Presidente.

Kjo tregon dobësinë e shtetit dhe paqendrueshmërinë politike” thotë Musliu.