Aliu: Uroj që të mos shënohet asnjë viktimë në Ferizaj

Pas shpërthimit të bombolës së gazit që ndodhi sot në një lokal të Ferizajt, me ç’rast 44 persona mbetën të lënduar, ka reaguar kryetari i kësaj Komune, Agim Aliu, raporton Mediafokus.info.

Përmes një postimi në Facebook, Aliu ka shkruar se pamjet nga ky shpërthim janë të tmerrshme.

“Të tmerrshme, pamjet nga shpërthimi i fuqishëm i pasdites së sotme në njërin nga restaurantet në kompleksin “Village” në Ferizaj. Ekipet emergjente komunale, si zjarrfikësit, ekipet e emergjencës shëndetësore, policia dhe kompetentët tjerë dolën menjëherë në vendngjarje”, shkruan Aliu, teksa llutet që mos shënohet asnjë viktimë.

“Uroj të mos shënohet asnjë viktimë e gjithashtu gjatë vizitës që i bëra, i urova shërim të shpejt gjithë të lënduarve. Faleminderit mjekëve dhe infermierëve të QKMF-së dhe Spitalit të Përgjithshëm që me përpjekje mbinjerëzore po japin gjithçka nga vetja për ta mbrojtur shëndetin e të lënduarve”, ka shkruar ai./Mediafokus.info/