Aksident ajror, tre të vdekur e një i plagosur

Tre persona humbën jetën dhe një tjetër u plagos sot në një aksident ajror 63 kilometra larg qytetit Shën Petersburg.

Në njoftim thuhet se rrëzimi u shkaktua nga një përplasje me një avion tjetër “Cessna” me motor të lehtë në Leningrad, duke shtuar se avioni i dytë përfundoi me dëmtime të lehta.

Nga ministria bëjnë të ditur se avionët po kryenin fluturime stërvitore.