Kosova do të mbajë zgjedhje në kushte pandemie për herë të parë

Myzejene Selmani

Kosova në shkurt hynë në ciklin e parakohëshëm të procesit zgjedhor, të parin në kushtet e pandemisë në shkallë vendi.

Këto zgjedhje në fakt bartin në vete krizën, pasi parlamenti është shpërndarë, institucioni i ekzekutivit funksionon në mënyrë të kufizuar, sikurse edhe presidenca me ushtrues detyre dhe beteja politika gradualisht bartet në rrugë, në rrjetet sociale, nëpër kafene…

Hyrja në këtë proces zgjedhor është ndikuar nga kriza politike dhe ajo ekonomike, pavarësisht pandemisë, e cila nuk po shënon zbritje të të prekurve.

Për qytetarët nuk është kriza politike aq e rëndësisshme sa ajo ekonomike. Pra procesi zgjedhor po ndodhë në një kohë kur xhepat qytetareve janë varfëruar, kur pandemia ka ndikuar në shëndetin mental të qytetarëve, në arsim, shëndetësi, ofrimin e shërbimeve publike.

Mirëpo qytetarët janë më të kthjellët se kurrë më parë nga nevojat e tyre për punë, kushte të punës, sundim të ligjit.

Fundja për akëcilin qytetar prioritet ka sa para kanë në fund të muajit në llogaritë e tyre.

Të vetmen shpresë që partitë politike mund t`ia kthejnë qytetarëve janë listat e kandidatëve nëse vërtet ato do të pastrohen dhe në to nuk do të figurojnë njerëz të përfshirë në afera korruptive dhe me dosje penale.

Hiq më pak të rëndësishme janë edhe prejardhja e mjeteve të partive me të cilat financohen subjektet politike.

Uroj që këto zgjedhje të menjanojnë krizën politike dhe ekonomike së paku për një mandat të plotë e të mos braktiset sovrani për teket dhe dëshirat e individëve.

Kosova më së paku në Evropë ka këtë luks sidmos tanime kur shkalla e papunësisë për shkak të pandemisë ka arritur shkallë enorme, deshëm apo s`deshëm të pranojmë.