‘Horizonti’ bënë përgatitjet e fundit për shënimin e 40-vjetorit të daljes
Revista e enigmatëve “HORIZONTI”, organ i Shoqatës së Enigmatëve “Ndre Mjeda” të Gjilanit, e nis vitin 2021, në 40-vjetorin e saj, me një eveniment ekskluziv, ku ka ftuar nga mbarë Kosova, enigmatë dhe dashamirës të enigmave për nder të këtij përvjetori.
Në këtë takim, të premten me date 15 janar 2021, ne objektin e Bibliotekës së Qytetit të Gjilanit, duke filluar prej ores 12-00, do të mbahet një tryezë, ku do të prezantohet historiku dhe të arriturat e enigmatikës shqiptare ne 40-vjet rresht.
Evenimentit do t`i prijë doajeni i enigmatikës shqiptare, njëkohësishtë themeluesi i Shoqatës së Enigmatëve “Ndre Mjeda”, kryemjeshtri i enigmave dr. Zijadin Hasani.
Si rëndom në këto raste, kjo revistë sjellë për pjesëmarrës edhe një fletëpalosje kushtuar përvjeorit të revistës “Horizonti”, me një fjalëkryq klasik të punuar enkas per kete rast, nga enigmati ynë, Ismail Gagica.
Në fund te takimit do te ndahen mirenjohje per te gjithe pjesemarresit./Mediafokus.info

