Pronarët e restorantit e rrahin policin, e bëjnë për spital

Pronarët e një restoranti në Prishtinë kanë rrahur një polic, i cili kishte shkuar aty për të parë nëse po respektohen masat anti-COVID-19, raporton Mediafokus.info.

Ngjarja ka ndodhur në mbrëmjen e të premtes, rreth orës 22:00

“Rr. B, Prishtinë 15.01.2021 – 22:15-22:56. Pas pranimit të informatës për mos respektimi të vendimit të qeverisë për respektimin e masave anti-Covid 19 njësitë policore së bashku me inspektorët sanitarë kanë dalë në atë lokacion ku brenda në restorant kanë hasur një numër të konsiderueshëm të qytetarëve.

Dy të dyshuarit meshkuj kosovarë kanë sulmuar fizikisht njërin nga zyrtarët policor i cili më pas ka pranuar tretman mjekësor.

Të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin policor dhe pas intervistimit në konsultim me prokurorin e shtetit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e 24 orëve të fundit të Policisë së Kosovës./Mediafokus.info/

(Foto ilistruese)