Shpend Dobranja aderon në PDK

Drejtori i disa mediave, Shpend Dobranja, ka aderuar në Partinë Demokratike të Kosovës (PDK).

Kështu ka njoftuar ushtruesi i detyrës së kryetarit të kësaj partie, Enver Hoxhaj, përmes një njoftimi për media.

“Miku im, ish drejtori i dy prej mediumeve më të vjetra në vendin tonë, Grupit KOHA dhe gazetës Zëri, Shpend Dobranja, sot na ka nderuar me aderimin e tij në PDK”, ka shkruar Hoxhaj.